English

Gjendet trupi i 12-vjeçares që ra në lumë

Tiranë, 8 dhjetor 2011, NOA – Pas dy ditë kërkimesh pa sukses nga polumbarët, është gjetur rastësisht trupi i pajetë i 12-vjeçares që ra në lumë ura e drurit në Babrru, ku po luante me fëmijë të tjerë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Trupi i pajetë i vogëlushes, Emiljana Mekaj u gjet mëngjesin e të enjtes pranë urës së Institutit të Kamzës në kryeqytet.

Kufoma u pa nga një kalimtar i rastit, i cili lajmëroi edhe forcat e policisë.

Trupi i vogëlushes është transportuar tashmë në morgun e Tiranës ku do të analizohet nga ekspertët.

Gjetja e 12-vjeçares u bë tejet e vështirë bëjnë me dije burime nga policia e Tiranës, për shkak të reshjeve të shiut, që sollën edhe vërshimin e prurjeve në lumin e Tiranës, dhe larguan edhe 12-vjeçaren.

mit/NOA

KOMENTE
  • Enco Eco10:19 - 08 Dhjetor 2011
    tmerrrrr ,,nuk ja uroj as nje prindi kete ne bot ,,ngushellime familjes