English

Lënë djalin e mitur në makinë, burrë e grua në kazino

Venecia, 8 dhjetor 2011, NOA- Burrë e grua shkojnë për të luajtur në kazino dhe lënë djalin 10 vjeçar në makinë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, dy prindrit për këtë shkak u denoncuan nga policia në Venecia për braktisjen e të miturve.

Protagonistë të kësaj ngjarje ishin një çiftë kinezësh, të cilët kishin lënë për disa orë djalin vetëm, për të luajtur poker në një lagje të Venecias.

Falë targës së makinës, pasi gjetën të miturin e frikësuar në mes të natës policia bëri të mundur zbardhjen e identitetit të prindërve dhe ti lokalizojë mes klientëve në sallën e lojrave.

a.y/NOA

KOMENTE