Londër, 8 dhjetor 2011, NOA- Këngëtarja e famshme Maddona në moshën 53 vjeçare. e cila në karrierën e saj e ka ndryshuar stilin si kameleon, ka vendosur që të braktisë çorapet rrjetë dhe të marrë stil elegant.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, mbretëresha e pop-it ka vendosur të ndjekë stilin e Princeshës së Kembrixh, gruas së Princit William, Kate Midletton.
“Është një vajzë e këndshme dhe me stil të lartë”, deklaroi këngëtarja në promovimin e filmit të saj të ri mbi Wallis Simpson.
a.y/NOA