Tiranë, 8 dhjetor 2011, NOA- Atentati i ndodhur gjatë natës që lamë pas ndaj numrit 2 të policisë së kryeqytetit Dorian Muça, po merr formë.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se janë gjetur pamje filmike ku shfaqet një person që vendos sasinë e eksplozivit në dyert e banesës.
Mësohet se këto pamje janë bërë të mundura falë kamerave të vendosur në banesën e Muçës.
Nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, kjo më së tepërmi edhe prej ndihmës së dhënë nga pamjet filmike.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 02.40’, në kryqëzimin e rrugëve “Ndre Mjeda“ me rrugën “Frosina Plaku’ në Tiranë, në katin e shtatë, ndodhi edhe shpërthimi i rreth 400 gramë lënde eksplozive, në derën e banesës së nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Dorian Muça.
a.y/NOA