English

Parashikimi i motit për 9 dhjetor 2011

Tiranë, 8 dhjetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, deri në mesditë vendi ynë do të dominohet nga moti i kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh do të jenë zonat malore të vendit.

Gjate pjesës së dytë të ditës do të ketë shtim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë shira në zona të veçanta ndërsa në zonat malore do të ketë edhe reshje të izoluara dëbore. Në të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës.

Situata termike nuk do të ketë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të temperaturave.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me 32 km/h dhe drejtim verilindor, kjo do të bëjë që në det dallgëzimi të jetë 2 ballë.

Europa

Edhe dita e nesërme do të vijojë e njëjtë për sa i përket Europës Veriperëndimore, me shira intensive si dhe dëborë të dendur. Po ashtu ishujt Britanike do të mbeten me shira të konsiderueshëm. Problematike në këto rajone do të jenë stuhitë e forta të erës të cilat do të sjellin dallgëzim të lartë në brigjet detare. Situata meteorologjike nuk do të pësojë ndryshim edhe në Europen Qendrore si dhe në një pjesë të Rajonit të Mesdheut kryesisht në rajonin e Ballkanit pasi vranësirat dhe shirat e konsiderueshme do të jenë prezente gjatë kësaj dite. Ndërsa në Europën Juglindore do të ketë përmirësim të situatës pasi do të dominojë mot me kthjellime si dhe vranësira të lehta. Për sa i përket Europës Jugore do të dominohet nga kthjellimet gjatë gjithë ditës.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do të mbeten me shira të dendur dhe erë të fortë

- Vendet e Balltikut rrezikohen nga reshje shiu dhe dëborë

- Zona e Alpeve do të ketë reshje të dendura dëbore

a.y/NOA

KOMENTE