Pogradec, 8 dhjetor 2011, NOA- Qyteti i Pogradecit ditën e nesërme në sajë të disa punimeve që do të bëhen në nënstacionin Guri i Kuq do të vuajë nga mungesa e energjisë elektrike.
Siç njofton Operatori i Sistemit të Transmetimit, ndërprerja e energjisë elektrike do të variojë nga ora 13:00 deri në orën 17:00.
Zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike do të jenë Bashkia Pogradec, pjesërisht, Komuna Udenisht, Komuna Trebinjë, Komuna Velçan si dhe Komuna Proptisht, raporton NOA.al.
a.y/NOA