English

Rama: Për atë që dikur ishte partia e tij, Saliu thotë që është partia jonë

Tiranë, 8 dhjetor 2011, NOA- Në një takim të organizuar me rastin e ditës kombëtare të Rinisë në ambientet e Akademisë së Arteve kryesocialisti Edi Rama bëri një kujtesë të atyre viteve.

Para një grupi të rinjsh dhe intelektualësh kreu i socialistëve tha se në vitet ’90 ishte ngjizur fryma anti-parti dhe se pikërisht nga ajo sallë u kërkua lirimi i të burgosurve politik.

Siç njofton agjencia e lajmeve NOA.al, në fjalën e tij Rama tha 20 vite më pas, “Për atë që dikur ishte partia e tij, Saliu thotë që është partia jonë, ndërsa ajo që ishte partia jonë, Saliu thotë që është partia e tij”.

Ai kërkoi nga të rinjtë që të mos gabojnë, që të mos merren me politikë pasi ajo merret përditë me ta dhe se secili duhet të kontribuojë në formën e tij.

a.y/NOA

KOMENTE