English

Shkëputje tjetër nga PS, lind Lidhja për Progres e Drejtësi, e drejton Elmaz Sherifi

Tiranë, 8 Dhjetor 2011 NOA – Një tjetër shkëputje nga gjiri i Partisë Socialiste është shpallur sot në mbrëmje. Këtë radhë pas Ilir Metës që krijoi Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pas Petro Koçit me Partinë Socialiste të Vërtetë ’91, tani lind Lidhja për Progres dhe Drejtësi.

Elmaz Sherifi, një ndër deputetët e parë dhe më jetëgjatë në parlamentin shqiptar, e ka bërë pohimin për krijimin e partisë së re, në mbrëmjen e sotme tek emisioni “Intervista” me Roland Qafoku në Planet Tv.

Elmaz Sherifi, ish ministër në kabinetet e majta, ka qenë kohët e fundit kritik ndaj kryetarit socialist Edi Rama dhe tani vjen edhe “shpagimi”, me partinë e re, që z.Sherifi beson se do të mbledhë shumë socialistë dhe jo vetëm, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

e.t/NOA

Lexoni gjithashtu:

Fratini: Është e tmerrshme, si Edi Rama punon kundër Shqipërisë

Berisha në PPE: Rama dështoi, shpëtoi veten me statut Rama: Ka ardhur koha që demokracia të fitojë për njerëzit Integrimi në BE dhe bashkëpunimi pozitë-opozitë, dërgata e Brukselit në Tiranë Dritëhijet e demokracisë shqiptare, sot, 21 vjet nga Lëvizja e Dhjetorit ’90 Rama nga Berati: Berisha nuk përdor mjete normale për të mbajtur pushtetin Shpërthen kryetari i PPE: Edi Rama ndoshta është pak i sëmurë mendor Rama kritikon kreun e OSBE: Jo bojkoti, por vjedhja e zgjedhjeve i kushtoi vendit 2 vjet Presidenti “kërcënon” gazetarin: Po i hiqni vetes të drejtën për intervistë tjetër I treti i vërteti? Pse Leka Zogu II ka më shumë shanse të bëhet Mbret i Shqiptarëve Kriza, Italia do ndërpresë kuotat zyrtare të emigracionit për Shqipërinë

KOMENTE
  • Sazan Durojanis00:56 - 09 Dhjetor 2011
    keta te majtet shkeputen dhe i bashkengjiten berishes pastaj ,, sa me te percare te jene aq me mir i sfidon berisha,,,
  • Ramiz Mazrreku21:19 - 08 Dhjetor 2011
    me vjen shum mir qe njerzit qe e duan progresin e duan mendimin ndryshe edhe pse ju mbshteten partis socialiste ata po e tregojne veten se nuk po e pranojne perdhunimin kunder mendimit dhe fjales se lir une e pergzoj inisjativen e sherifit.
  • Ylli Dashaj21:10 - 08 Dhjetor 2011
    suksese , te uroj ngjitjen ne politike, si dhe te reflektosh sa me pozitivisht dhe te ta besh nje shqiperi krenare, ashtu sic kane qene parardhesit e tu