Tiranë, 8 dhjetor 2011, NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani ka dënuar sot aktin kriminal të ndodhur në banesën e zëvendës drejtorit të Policisë së Tiranës. Ligjvënësi socialist, shprehet në adresën personale në rrjetin social “Facebook” se është e turpshme që partitë politike nuk kanë reaguar për një ngjarje të tillë, ku është jeta e një punonjësi të shtetit dhe familjes së tij.
Harasani sjellë në vëmendje se prononcimet e forcave politike nuk mungojnë për çdo aktivtet që lidhet me rutinën e përditshme dhe nuk prononcohen për një ngjarje kriminale të përmasave të tilla.
“Dënoj me forcë aktin kriminal të ndodhur sot në Tiranë pranë apartamentit të zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës. Është e turpshme që asnjë nga partitë që nuk lënë qokë fetare e romantike pa dalë para kamerave nuk u kujtuan të bëjnë qoftë dhe një prononcim!”, shprehet Harasani.
Reagimi i deputetit të PS-së lidhet me shpërthim e ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muça.
Shpërthimi më lëndë eksplozive ka ndodhur në kohën që funksionari i lartë i policisë së shtetit ndodhej në banesën e tij në katin e pesë të një apartamenti në rrugën “Forsina Plaku” në kryeqytet. Fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur viktima.
a.k/NOA