English

Studentja shqiptare, ndalohet të mbajë shami koke në shkollën e Turqisë

Izmir, 8 dhjetor, NOA – Një studente shqiptare në Institutin e Teknologjisë në Izmir të Turqisë(İYTE), nuk është lejuar të marrë pjesë në mësimin e zhvilluar nnga klasat e këtij institucioni arsimor turk për shkak të shamisë që mbante në kokë.

Ngjarja e pazakontë është referuar nga media turke “Today Zaman”, sipas të cilës, ajo risjell në vëmendje rastet e ndalimit të shamive të kokës në mjediset arsimore, për të cilat Bordi i Arsimit të Lartë (YOK) ka marrë nvendim të caktuar vitin e kaluar. Por që sipas kësaj gazete, është ende duke u aplikuar në mënyrë arbitrare në disa universitete.

Ornela Bego, mësohet se quhet studentja nga Shqipëria e cila ka ardhur në Turqi për të studiuar fizikë në institucionin arsimor İYTE dhe nuk është lejuar të marrë pjesë në leksionin e saj të kimisë për më shumë se një muaj për faktin e vetëm se mbante shami koke.

Bego ka raportuar për “Today Zaman” se ajo nuk ka qenë në gjendje për të gjetur ndonjë zgjidhje për këtë problem, i cili sipas saj, mund ta bëjë madje që të humbasë edhe vitin shkollor. Kjo edhe pse ajo ka biseduar me rektorin e İYTE-së, Mustafa Güden për këtë çështje.

Ndërkaq, Presidenti i Bordit të Arsimit të Lartë (YOK) Jusuf Zija Ozcan lëshoi ​​një deklaratë në mars të vitit të kaluar, me të cilin paralajmëronte ata që ndalonin mbajtjen e shamisë së kokës në universitete dhe nëse do të kishte mosrespektim të këtij vendimi, ndaj atyre personave YOK do të niste hetimin.

Bego pohon se i ishte thënë nga një profesor: "Ju nuk mund të hyni në klasa duke mbajtur shami koke, edhe në qoftë se ndalimi i tyre në universitete është hequr". Ajo tha gjithashtu se ajo nuk ishte në gjendje për të kuptuar pse një ndalim i tillë ka qenë i zbatuar në Turqi, popullsia e së cilës është kryesisht myslimane.

n.e/NOA

KOMENTE
  • Halim Rudaj10:44 - 09 Dhjetor 2011
    o sa mire ja paskan ba Binlladenkes.qe nuk e paskan lejua.po qa i duhet shamija ,a mos me i hik morrat nga koka e saj flliquja nga shqiperija me shami ne koke, le te shkon ne pakistan se kjo nuk mund te jet shqipetare,por vjen me prejardhje nga Hamasi