English

Studimi: Femrat vdesin për meshkujt me faqe të kuqe, u duken më seksi

Goettingen, GJERMANI 8 Dhjetor 2011, NOA/Rid Bulku – Jo vetëm një fizik muskulor, por edhe faqet e kuqenjë mashkulli duket se e bëjnë atë të duket mjaft seksi në sytë e një femre. Kështu pohon të paktën një studim i fundit i publikuar nga “Procter & Gamble”, i udhëhequr nga Bernhard Fink dhe ekipi i tij kërkimor nga Universiteti i Goettingenit në Gjermani.

Sipas tij, ngjyra e duhur e lëkurës që i tërheq gratë është ajo e mbushur me hemoglobinë, gjë që i bën ato të mendojnë se do të kenë në shtrat një mashkull potent, në gjendje t’u falë kënaqësi maksimale.

“Duhet të jetë një ngjyrë e bukur trëndafili, "dhuratë" nga hemoglobina, një komponent që e bën të kuq gjakun. Kjo ngjyrë i jep idenë një femre se ka të bëjë me një person me shëndet të përsosur”, pohon ai. Studimi në fjalë, është kryer duke përdorur fotografitë e fytyrave të 160 njerëzve nga Kaukazi, meshkuj me moshë deri në 70 vjeç, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ato më pas iu treguan 156 grave, të cilat dhanë pëlqimin e tyre për meshkujt që kishin një fytyrë aspak të zbehtë, por të çelur dhe të kuqe.

Hulumtuesit më pas, kryen një analizë të plotë të të gjitha llojeve të lëkurës për të përcaktuar sasinë e melaninës, e cila e errëson lëkurën ose hemoglobinës, që i jep asaj një ngjyrë të kuqërremtë. Rezultatet në fund, treguan se gratë preferojnë një lëkurë të butë të meshkujve dhe “me gjakun që u lëvrin në rremba ...”. Duke shtuar se skuqja e parregullt redukton perceptimin e shëndetit nga femrat, si edhe atraktivitetin mashkullor seksual normal. “Pra, burrat nuk duhet që të kalojnë vetëm orë në palestër për t’u dukur muskulozë para femrave, por t’i kushtojnë vëmendje edhe lëkurës së fytyrës së tyre”, përfundon Paul Matts, një studiues në “Procter & Gamble”.

r.b/n.e/NOA

KOMENTE