Prishtinë, 8 dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës se Kosovës, Edita Tahiri ka pritur ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Islam Lauka. Në këtë takim u fol për thellimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve, dhe po ashtu u vlerësuan raportet e shkëlqyera Kosovë-Shqipëri, raporton agjencia shqiptare e lajmeve NOA.al.
Ndërkaq u çmua arritja e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane, Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu u tha se kjo marrëveshje ofron mundësi për të bashkëpunuar për një siguri dhe kontroll më të madh kufitar si dhe për zbatuar vlerat evropiane për hapjen e kufijve.
Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se Menaxhimi i integruar i kufirit (IBM) është koncept evropian që duhet të aplikohet midis shtetesh që aspirojnë të hyjnë në BE si parapërgatitje për integrim në zonën Schengen.
Po ashtu znj. Tahiri shprehu falënderimin e saj, për mbështetjen për kufijtë që mori nga Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edmond Haxhinasto në aeroportin e Tiranës gjatë kthimit nga Brukseli.
Kurse, ambasadori Lauka tha se marrëveshja e arritur për Menaxhimin e Integruar të Kufijve është një marrëveshje tipike shtetërore ashtu siç e ka edhe Shqipëria me Malin e Zi.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se edhe në të ardhmen duhet punohet në të mirë të të dy shteteve, dhe se të dy shtetet kanë mundësi shumë të mira të bashkëveprojnë në rrugën e integrimeve evropiane.
r.b/NOA
Hashi�?B?a?�?���?x�??takimit me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Clinton ka theksuar se Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë në proces të ndërmarrjes së reformave të thella ne fushën e legjislacionit të ndërlidhur me integrimet euroatlantike, me reformën elektorale, legjislacionit përkatës për sundimin e ligjit, qeverisjes së mire, si dhe të zhvillimit ekonomik.
Nga ana e saj, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka vlerësuar lartë rolin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të implementuar reformat institucionale në politikë, ekonomi dhe legjislacion.
Me theks të veçantë, Sekretarja e Shtetit, Clinton ka vlerësuar lartë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në dialogun teknik mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dhe ka shtuar se ky përkushtim dëshmon vizionin euroatlantik të institucioneve kosovare. r.b/NOA