Librazhd, 9 dhjetor 2011, NOA- Një 32 vjeçare nga Librazhdi ka përfunduar nën hetim pasi ka aplikuar për të marrë pasaportën biometrike në vend të një vajze tjetër.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, 32 vjeçarja me iniciale M. Sh., banuese në Qukës të Librazhdit ka aplikuar për të marrë pasaportë biometrike në komunën Gështenjas të Pogradecit, me gjeneralitetet e një tjetër vajze po nga ky fshat.
Lidhur me këtë rast gruaja është vënë nën akuzë për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
a.y/NOA