English

Arrestohet kosovari, tentoi të ikte në Itali me dokumente false

Durrës, 9 dhjetor 2011 – Një qytetar nga Kosova është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi ka tentuar të largohet drejt Italisë me dokumente të falsifikuara. Personi i arrestuar është Sokol Bytyqi, 42 vjeç, banues në Rahovec të Kosovës. Ndalimi i tij u bë nga policia më datën 07 dhjetor rreth orës 09.00, teksa ka qenë duke u përpjekur të kalojë kufirin drejt Italisë më dokumente të falsifikuara.

Bytyqi ka paraqitur në sportelin e doganës një pasaportë biometrike dhe një kartë identiteti shqiptare, por me gjeneralitete të një shtetasi tjetër. Policia dyshon se dokumentet janë të falsifikuara. Policia ka arrestuar Byqyqin dhe ju bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumenteve.

a.k/NOA

KOMENTE