Romë, 9 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Një atentat me lëndë eksplozive ka ndodhur në kryeqytetin italian, Romë duke shkaktuar plagosjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Equitalia, agjencisë kryesore të Italisë për mbledhjen e taksave, Attilio Befera.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al citron burime zyrtare policore në Romë që thonë se grupi anarkist italian FAI, ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në Romë.
Ngjarja ndodhi nw rrugwn “Millevoi” tw Romws dhe pakoja bombw erdhi me postw nga Milano. Policia detajoi se kishte një shënim në letër nga FAI. Po kjo organizatë mori përgjegjësinë gjithashtu për një letër-bombë të mërkurën, si një tentativë kjo kundër drejtorit ekzekutiv të bankës “Deutsche Bank”, Josef Akerman.
r.b/NOA