Vjenë, 9 dhjetor NOA - Parlamenti në Austri ka votuar ditën e djeshme në favor të disa ndryshimeve që do ti bëhen himnit kombëtar. Synimi është ai që pjesë e tekstit të tij të mos jenë vetëm djemtë, por dhe vajzat e atdheut. Fraza “Je një shtëpi e madhe e djemve” do të zëvendësohet me “Je një shtëpi e madhe e djemve dhe vajzave” dhe shprehja “kori i vëllezërve” do të zëvendësohet me “kori i gëzimit”. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi në muajin janar, por deputetët e kanë dëgjuar këtë version të ri pasi një kor ka kënduar pikërisht këtë version në selinë parlamentare, kjo pasi ishte provuar modifikimi. r.b/NOA