Bruksel, 9 dhjetor, 2011, NOA - Shtetet anëtare të BE-së dëshirojnë ta pranojnë Kroacinë në vitin 2013 si anëtare të 28 në Bashkimin Europian. Një marrëveshje përkatëse për pranimin e saj do të nënshkruhet sot në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.
Më pas marrëveshja do të duhet të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare, në mënyrë që sipas planit aktual në korrik të 2013 Kroacia mund të bëhet anëtare e BE-së. Serbia nga ana e saj mund të shpresojë që në mars të 2012 të marrë statusin e kandidatit për pranim në BE. Këshilli i Ministrave të BE-së duhet së pari të bindet nëse Serbia edhe më tej tregon sukses në zbatimin e një marrëveshjeje të arritur me Kosovën për menaxhimin e kufirit të përbashkët.
a.k/NOA/DV