English

BE i shtyn statusin e kandidatit Serbisë, dialog me Kosovën

Bruksel, 9 dhjetor 2011, NOA- Samiti i vendeve anëtare të Bashkimit Europian i mbledhur në Bruksel, i shtyu dhënien e statusit të vendit kandidat Serbisë.

një konferencë për mediat Presidenti i Këshillit të Europës, Herman Van Roumpy tha se, “Serbia ka bërë hapa konkretë për integrimin dhe ne sigurisht diskutuam rreth zgjerimit të BE-së, por theksoj se që Serbia të marrë statusin e vendit kandidat duhet të vendosë dialog me Kosovën”.

Sakaq thuhet se vendimi për statusin e vendit kandidat për Serbinë është shtyrë për në mars të vitit të ardhshëm.

a.y/NOA

KOMENTE