English

BE pritet të shtyjë vendimin për statusin e Serbisë

Bruksel, 9 dhjetor, 201, NOA - Raportimet nga samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel tregojnë se udhëheqësit e BE-së pritet që ta shtyjnë deri në pranverën e ardhshme vendimin se a duhet Serbia të jetë kandidate për anëtarësim në bllok.

Fillimisht, një vendim i tillë është pritur të merret në takimin e sotëm, por, sipas raporteve të mediave, të cilat citojnë një draft deklaratë nga samiti, thuhet se vendimi për statusin e vendit kandidat për Serbinë është shtyrë për të paktën në mars të vitit të ardhshëm, në samitin e radhës së BE-së.

Raportet, duke u bazuar në atë draft deklaratë, thonë se BE-ja do të shohë nëse Serbia do të vazhdojë të dëshmojë përkushtim të besueshëm dhe të arrijë progres të mëtutjeshëm në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve me autoritetet qeveritare në Kosovë.

NOA/RFE

KOMENTE