English

Bode: S’ka shpërblime për pensionistët

Tiranë 9 dhjetor 2011, NOA – Ministri i Financave Ritvan Bode deklaroi sot se nuk do të ketë shpërblime për pensionistët gjatë fundvitit. Ndërsa për administratën shpërblimi do të jetë 10 mijë lekë të reja.

Deklarata e Ministrit të Financave janë bërë sotnjë konferencë për mediat, ku foli për amnistinë fiskale dhe rezultatet e saj. Bode u shpreh se amnistia fiskale nuk arritur objektivat e vendosur nga qeveria. Për këtë gjë, ai bëri përgjegjëse dhe opozitën, e cila ishte kundër kësaj nisme. Pjesë të dështimit Bode ka cilësuar dhe propagandimin jo efikas te bizneset dhe qytetarët.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE
  • Sazan Durojanis14:02 - 09 Dhjetor 2011
    more po roni ju me qeveritaret se die na shanit bllokistat, e tani ju zdini numrin e parave,, jeni nje nga ekonomite me te zhvilluara dhe te sukseseve, pse ja hidhni fajin opozites tani? mos e fusni vendin tone ne borzhe se shembullin e greqise fqinje afer e keni , se kur ndith katastrofa ju pushtetaret sju preket as nji fije floku , por shtresat e popullit i paguajne te gjitha gjynahet tuaja, pa e dim ne se na shet mend e na krekoset berisha me autostradat qe na shtron me borzhet nga jashte,,,qeverisni mire , shtrini kembet sa kemi jorganet, qe mos na dalin jasht,,,
  • Baci12:14 - 09 Dhjetor 2011
    Ky eshte shteti me i zhvilluar i Botes,zeme vendin e dhjete per nga perparimi ekonomik..Nuk e kuptoi se cfare duan pensionistat..?Akoma nuk u ngopen me ''mrekulline'' Berishiane,tashti duan dhe nje cironke nga Bode katnari...Nga Bode mund te marrin vetem parajsen e Jozefines....