English

Boshtinaru: Nuk ka eurodeputetë kundër integrimit të Shqipërisë

Tiranë 9 dhjetor 2011, NOA – Eurodeputeti rumun Viktor Boshtinaru ka rikthyer në vëmendje të parlamentarëve shqiptarë akuzat që i janë bërë më parë për pengim të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në takimin e 4-të të Stabilizim Asocimit, Boshtinaru ka theksuar se ai dhe eurodeputetët e tjerë që janë të angazhuar në procesin e integrimit janë miq të shqiptarëve dhe kanë punuar vetëm për të lehtësuar reformat dhe dialogun politik.

“Jam një mik i sinqertë i popullit shqiptar. Të gjithë ne kemi punuar për integrimin e vendit tuaj. Vendi dhe besueshmëria e institucioneve vihet në rrezik kur akuzohen Presidenti dhe Prokurorja e Përgjithshme akuzohen se kanë marrë pjesë në grusht shteti”, tha Boshtinaru duke ju referuar deklaratave që janë bërë pas ngjarjeve të 21 janarit të këtij viti.

Ai ka vënë theksin në një sërë reformash që duhen bërë në vend. Boshtinaru u shpreh se Bashkimi Europian pritet të marrë vendime të rëndësishme dhe klasa politike duhet të tregojë se e do integrimin e vendit.

a.k/NOA

KOMENTE