English

Bregu: Pas bojkotit të opozitës po votohen reformat

Tiranë 9 dhjetor 2011, NOA – Ka nisur pak minuta më parë takimi i katërt ndërparlamentar për stabilizim-asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së.

Takimi po do të jetë një diskutim mes politikanëve të majtë dhe të djathtë në lidhje me procesin e integrimit. Në fund të takimit pritet të ketë dhe një deklaratë të përbashkët. E para e ka marrë fjalën Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.

Ajo bëri një rezyme të gjithë punës së bërë gjatë një vitit, duke theksuar se vendi ka shënuar progres. Bregu ka sjellë në vëmendje faktin se bojkoti i opozitës nuk krijojë mundësinë për vazhdimin e reformave. Bregu, tha se “pas bojkotit të opozitës reformat po votohen”.

“12 rekomandimet mazhoranca nuk mund t’i miratonte vet pa ndihmën e opozitës. Shpresojmë që vitin e ardhshme të marrim statusin e vendit kandidat”, tha Bregu.

Pritet që të ketë diskutime mes palëve. Sot delegacioni i Parlamentit Europian i kryesuar nga shefi për Evropën Juglindore në KE Eduard Kukan është takuar edhe me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto. Dje, gjashtë eurodeputetët u takuan me kreun e shtetit Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetarin e PS-së Edi Rama dhe ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi.

a.k/NOA

KOMENTE
  • libero11:10 - 09 Dhjetor 2011
    E kuptoj se z.Bregu nuk ka asgje nga llogjika e saje kur perserit te njejten fraze kur shprehet se fajet i ka opozita me bojkotin e saje .Kjo ministre ka marre si detyre perdorimin e te njejtes shprehje kur vjen fjala per deshtimet e maxhorances,ne lidhje me integrimin.PO nuk dolen shkaqet e verteta te bojkotit nepermjet analizes (qe ministrja duhet ta beje)dhe te pranohet atehere eshte shume e veshtir te koregjohn gabimet.