English

Daul: Nuk fyeva njeri, mbështes integrimin e Shqipërisë

Francë, 9 dhjetor, 2011, NOA - Zëvendëskryetari i Partive Popullore, Jozef Daul është detyruar të reagojë në faqen e personale në Facebook, pas komenteve që ka marrë për deklaratat e bëra ndaj kreut të PS-së Edi Rama.

Daul tha gjatë takimit me kryeministrin Berisha në Marsejë, se mendonte se “Rama ishte pak i sëmurë mendor”. Kjo deklaratë ka bërë që në adresën e tij në Facebook, dhjetëra shqiptarë të shkruajnë që Daul të kërkojnë ndjesë. Në adresën e tij nuk mungojnë dhe komente ofenduese. Ndërsa vet Daul shkruan më pas se; “Nuk doja të fyeja askënd. Nuk i mbështes aktet kriminale, mbroj vetëm vlerat demokratike dhe integrimin e Shqipërisë”, shkruan Jozef Daul.

a.k/NOA

KOMENTE