English

Dy djem kërcënojnë pronarin, haraç i përditshëm xhirua e lokalit

Asti, 9 dhjetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kishin arritur edhe më parë ti merrnin para duke e kërcënuar se do i shkatërronin lokalin dhe pronari nga frika kishte plotësuar kërkesat e tyre.

Por një mbrëmje kur dy djemtë e rinj shkuan sërish për ti marrë para, duke zbrazur kasën dhe duke kërkuar para të tjera, pronarit të lokalit iu sos durimi dhe i denoncoi në polici, kështu që u sajoi një kurth.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, në kohën e mbylljes së lokalit dy djemtë Saimir Cepa 23 vjeç dhe Gëzim Kasa 19 vjeç, të dy shqiptarë me banim në Asti të Italisë u paraqitën për të marrë haraçin që i kishin vendosur pronarit, ndërsa në lokal ishin fshehur policët.

Sapo u dorëzua pjesa e parë e parave, u shfaqën menjëherë efektivët e policisë të cilët prangosën në flagrancë njërin nga djemtë, ndërsa tjetri u dëmtua në shpatull në tentativë për tu larguar.

Në përfundim të operacionit dy të rinjtë u dërguan në ambientet e paraburgimit në Asti, ndërsa po vijojnë hetimet nëse djemtë ishin të përfshirë në ngjarje të tjera të kësaj natyre.

a.y/NOA

Në foton e parë: Saimir Cepa

Në foton e dytë: Gëzim Kasa

KOMENTE
  • kthella15:16 - 09 Dhjetor 2011
    mire tu behet se na nxine fytyren, po duan te behen dhe keta muta camorrista