English

I fejuari shqiptar, prindërit: Gjyqtarë detyroni vajzën të abortojë

Trento, 9 dhjetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Mospëlqimi për djalin me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie e bija, dhe origjina e tij shqiptare bëri që dy prindër italian të ndjekin çdo rrugë që vajza e tyre e mitur të abortojë pjellën e dashurisë shqiptaro-italiane.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, gjithë kjo nismë e prindërve erdhi vetëm e vetëm pasi nuk pëlqejnë “dhëndrin” e ardhshëm, pasi sipas tyre ai nuk mund ta kujdesë vajzën e tyre 16 vjeçare dhe as foshnjën, pasi sipas tyre ata mund të rrezikojnë në praninë e tij.

Kërkesën për abortin e së bijës, prindërit e drejtuan në Gjykatën e të Miturve në Trento të Italisë dhe presin që trupa e gjyqtarëve tu japë të drejtë argumenteve të tyre.

Mësohet se i fejuari i padëshirueshëm, është një djalë shqiptar në moshë madhore, ndonëse për prindërit e vajzës ai nuk mund ti ofrojnë ndonjë të ardhme, ai ka deklaruar se e do vajzën dhe se dëshiron të marrë përsipër kujdesin për të dhe për fëmijën.

Pikërisht tani që vajza është shtatëzanë, prindërit u munduan që ta bindnin të abortonte dhe pas kundërshtisë së saj, ata ju drejtuan gjykatës për ta bërë fakt kërkesën e tyre.

Në kërkesën e tyre prindërit shprehen, “Gjyqtarë vendosni që fëmija i vajzës sonë të mos lindë”.

Gjithsesi ky proces gjyqësor i sapo nisur ende nuk ka marrë formë dhe nuk dihet ende se cili do të jetë fati i foshnjës që pret të vijë në jetë dhe as i dashurisë shqiptaro-italiane.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Antoneta Doçi21:02 - 09 Dhjetor 2011
    italianet jane kokrrat e katunarve per vete
  • Gezim Skura20:49 - 09 Dhjetor 2011
    KJO QE THONE PRINDIT ITALJAN ESHTE NJE MEKAT ME VJEN KEQ PER CIFTIN ME NAMIN QE KEMI MARRE NEPER BOTE KAN TE DREJTE POR EDHE ITALJANET NUK JAN TE PAKET HIQEN SI TE MIRE POR NUK JANE ASGJE POR KUJEM AFER TYRE CTE BEJME
  • Mimoza Beqari19:58 - 09 Dhjetor 2011
    me vjen keq per kopjen dhe per femijen si ka mundesi qe zoterinjte italine hiqen si katolike dhe demokrate po jane pa zemer
  • besi19:33 - 09 Dhjetor 2011
    familja mendon se sesht e drejt qe vajze e tyre te lind nje femi me nje djal shqiptar! se italjant jan rracista dhe fashista! me vjen keq per dajlin shqiptar dhe per vajzen!!!
  • Alfred Paci16:24 - 09 Dhjetor 2011
    ρο τα κen ρer nder qe τe bejne nje dhender Shqiρeτar,nα qenκαn dhe ne drejτesin Ιταljαne ρα le,τurρ te κen.ατα jαne κriminel jο ρrinder.