Torino, 9 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Mbrëmjen e së martës një vëzhgues i klubit të Juventusit ka qenë i pranishëm në ndeshjen mes Portos dhe Zenitit.
Objektivi është mesfushori brazilian që pëlqehet shumë nga tekniku Antoino Conte, Fernando.
Duhet thënë se eliminimi nga Liga e Kampionëve i portugezëve mund të favorizojë shumë në realizmin me sukses të kësaj marrëveshjeje.
Bardhezinjtë mjafton të paguajnë një shifër prej 7 apo 8 milionë eurosh dhe shumë shpejt mund të shohim që Fernando do të jetë bardhë e zi, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
r.b/NOA