Romë, 9 dhjetor 2011, NOA- Shqetësimet lidhur me krizën ekonomike bën që të rriten edhe problemet e zemrës.
Alarmi vjen nga kongresi kombëtar i Shoqatës Italiane të Kardiologjisë, e cila pritet të hapet ditën e nesërme në Romë.
“Frika për të humbur punën, ankthi se nuk ja dalin të mbulojnë shpenzimet deri në fund të muajit janë shqetësimet kryesore të qytetarëve”, sqaroi Presidenti i shoqatës Salvatore Novo .
Sipas tij duke nisur nga koha që Italia është prekur nga kriza ekonomike, janë rritur rastet e të sëmurëve nga zemra si pasojë e situatave të ankthit.
a.y/NOA