Paris, 9 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Kryeministri i Francës, Francois Fillon ka pritur sonte në Hôtel de Matignon, homologun e tij shqiptar, Sali Berisha.
Zyra e shtypit të qeverisë franceze publikoi fotot e takimit njëorësh që u zhvillua në ornë 18.00, në selinë ku kryeministri francez pret personalitete të larta shtetërore nga bota.
Kryeministri Berisha në takimin në Paris me Kryeministrin e Francës Francois Fillon, mësohet se kanë diskutuar në lidhje me zhvillimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në lidhje me procesin e integrimit evropian, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Zyrtarisht asnjë nga dy qeveritë ende nuk kanë nxjerrë informacione mbi takimin, kurse qeveria franceze publikoi fotot që ju shihni në këtë raport.
r.b/NOA