English

Kukan: Presim rezultate konkrete, palët të mësojnë nga gabimet

Tiranë, 9 dhjetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Në takimin e katërt të Stabilizim Asoocimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, pas arritjes së deklaratës së përbashkët mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, vjen edhe fjala e Eduard Kukan.

Siç njofton agjencia e lajmeve NOA.al në fjalën e tij, kreu i delegacionit të PE, u shpreh se, “Është shumë e rëndësishme arritja e deklaratës së përbashkët, pasi sinjale të mira erdhën nga Shqipëria. Mendoj se vendi meriton një status më të mirë në BE, por mirëpresim zhvillimet pozitive”.

Sipas tij, deklarata nuk ka mundur të arrihet në tre takimet e para, pasi vetëm tani liderët politikë kanë filluar të sillen si të tillë.

“Palët kanë filluar të bashkëpunojnë në parlament, më parë Shqipëria humbi kohë pasi nuk funksiononin institucionet në vend, ndërsa tani duam rezultate konkrete, theksoj gjithashtu se Kodi i ri Zgjedhor nuk dihet të miratohet vetëm 2 ditë para zgjedhjeve”, u shpreh Kukan.

Ai bëri apel që politika të zbatojë rekomandimet e OSBE-ODHIR, lidhur me kërkesat që kërkon statusi i vendit kandidat si dhe të mësojnë nga gabimet në zgjedhje.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë arritur të bien dakord për miratimin e një deklarate të përbashkët me delegacionin e Parlamentit Europian. Në takimin e katërt ndërparlamentar për Stabilizim Asoocimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, deklarata është lexuar nga kreu i delegacionit të PE-së, Eduard Kukan. Në të theksohet qëndrimi i palëve politike për të vijuar reformat dhe konsensusin politik. Përfaqësuesja e PS-së, Valentina Leskaj u shpreh se opozita mbështet deklaratën e përbashkët.

a.y/NOA

KOMENTE