Tiranë 9 dhjetor 2011, NOA - Deputetja Valentina Leskaj e ka cilësuar si jo produktiv qëndrimin e mazhorancës në lidhje me procesin e integrimit të vendit. Në takimin e katërt ndërplamentar për Stabilizim Asocimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, Leskaj tha se nuk mund të bëhet përgjegjëse opozita për mos marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. “Klima e ditëve të fundit ku kryeministrit po përepiqet t’ia faturojë opozitës mungesën e integrimit është jo produktive. Është rast unik që qeveria t’i kërkojë përgjegjësitë e dështimit me integrimin tek opozita”, tha Leskaj. Ajo shtoi se përpjekja për ta bërë opozitën si pjesë të problemit dhe jo të zgjidhjes nuk e ndihmon klimën dhe procesin e nisur.
Ajo shtoi se opozita nga shtatori e gjer në këto ditë të para të dhjetori i ka realizuar tashmë 4 nga 12 prioritetet që kanë lidhje me të. Ndërsa për të tjerat, Leskaj tha se janë përgjegjësi direkte e qeverisë. “Që nga muaji shtator PS është e angazhuar në një axhendë për të realizuar të gjitha përgjegjësitë. Për ne Raporti i Opinionit dhe 12 pritoritet janë shumë të rëndësishme. Për këtë propozuam dhe Paktin me 10 pika. Në 12 prioritetet e BE 4 lidhen me opiztën të 4 janë të adresuara. Opozita ka çmuar përgjegjësitë me seriozitet. PS ka nisur një rol inicues për ligjet me 3/5, po ashtu edhe për reformën zgjedhore dhe reformën parlamentare, si dhe ka nisur një proces për avokatin e popullin. Zgjedhjet mbeten kusht parësor për plotësimin e Kriterit të Kopenhagenit”, tha Leskaj.
a.k/NOA