English

Leskaj: PS ka dhënë konsensus, zgjedhjet mbeten kusht kryesor

Tiranë 9 dhjetor 2011, NOA – Përfaqësuesja e Partisë Socialiste në takimin mes Parlamentit Shqiptare dhe delegacionit të Parlamentit Evropian, Valentina Leskaj deklaroi se zgjedhjet janë procesi më i rëndësishëm i Shqipërisë. Ajo theksoi se opozita ka dhënë votat për miratimin e 4 ligjeve që kërkonin 3/5 e votave. Nga ana tjetër, Leskaj u shpreh se roli i opozitës nuk është vetëm ngritja e kartonit, por pjesëmarrja e reformave.

“Zgjedhjet mbeten kusht parësor për plotësimin e kritereve të Kopenhagenit. Kemi kërkuar një proces serioz për përfshirjen e të gjitha grupeve parlamentare në reformën zgjedhore. Problemi me këtë reformë është me kohën, sepse ajo duhet të jetë në kohë për zgjedhjet e ardhshme”, tha Leskaj.

Ajo u shpreh se PS ka dhënë shtysa të forta për reformat. “Raporti i KE dhe 12 opinionet mbetet dokumente të rëndësishme. Nisur nga kjo ne propozuam paktin me 10 pika. E rëndësishme është që nga 12 prioritet e KE, 4 që lidhen me opozitën janë adresuar. PS ka luajtur një rol nxitës dhe inciues, si për reformën zgjedhore, ashtu dhe për Avokatin e Popullit dhe reformën parlamentare”, u shpreh Leskaj.

a.k/NOA

KOMENTE