Tiranë, 9 dhjetor 201, NOA - Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë arritur të bien dakord për miratimin e një deklarate të përbashkët me delegacionin e Parlamentit Europian. Në takimi e katërt ndërparlamentar për Stabilizim Asocimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, deklarata është lexuar nga kreu i delegacionit të PE-së, Eduard Kukan. Në të theksohet qëndrimi i palëve politike për të vijuar reformat dhe konsensusin politik. Përfaqësuesja e PS-së, Valentina Leskaj u shpreh se opozita mbështet deklaratën e përbashkët.
Gjatë takimit pati diskutime mbi qëndrimin e forcave në lidhje me procesin e integrimit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Opozita akuzoi mazhorancën për mungesën e reformave, ndërsa mazhoranca bëri përgjegjëse opozitën për mos dhënien e konsensusit në Kuvend.
Eurodeputeti Eduard Kukan pritet të jap një konferencë për mediat në lidhje me adoptimin e deklaratës së përbashkët dhe qëndrimin e forcave kryesore.
Grupi i europarlamentarëve përbëhet nga Eduard Kukan (Kryetar EPP Sllovaki), i cili drejton tryezën e përbashkët mes BE dhe përfaqësuesve opozitës dhe palës tjetër, Viktor Boshtinaru (Rumani), Antonio Caancia (Itali), Tanja Fajon (Slloveni), Stanimir Ilchev (Bullgari) dhe Michail Tremopoulos (Greqi).
a.k/NOA