English

Motorola prezanton tabletat amerikane Xyboard

SHBA, 9 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Motorola në bashkëpunim me operatorin amerikan të Verizon Wireless ka prezantuar dy tableta të reja Android të gamës Xyboard që derivojnë drejtpërdrejtë nga linja e mitikes Motorola Razr.

Bëhet fjalë për dy modele shumë të ngjashëm me njëra tjetrën, si nga ana teknike ashtu dhe nga paraqitja, të cilat bazohen në ekrane 8.2 polësh dhe 10.1.

Emrat e dy tabletave ekskluzive të Verizon Wireless do të jenë përkatësisht Motorola Droid Xyboard 10.1 dhe Motorola Droid Xyboard 8.2, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Si Xyboard 8.2 ashtu dhe Xyboard 10.1 kanë një sistem operativ Android 3.2 Honeycomb i gatshëm për të kaluar në Android 4 Ice Cream Sandwich dhe suportojnë një procesor dual core prej 1.2 GHz me RAM 1GB.

Ekrani është i mbrojtur nga Gorilla Glass, ndërsa skeda teknike është e një rangu tjetër.

Specifikimet përfshijnë edhe Wi-Fi, kamerën e pasme prej 5 megapixel, atë frontale prej 1.3 megapixel, GPS me busull dhe Bluetooth.

r.b/NOA

KOMENTE