SHBA, 9 dhjetor, 2011, NOA Presidenti amerikan, Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë në lidhje me Iranin dhe se do të bashkëpunojnë me aleatët e Amerikës, përfshirë edhe Izraelin, për të parandaluar Iranin nga marrja e një arme bërthamore.
Obama tha se ndjekja e armëve të dyshuara bërthamore të Iranit është në kundërshtim me interesat kombëtare të sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Izraelin, i cili dyshohet se i ka armët e veta bërthamore.
Presidenti amerikan i mohoi akuzat e politikanëve opozitarë të partisë republikane se administrata e tij nuk ka bërë mjaftueshëm për ta ngadalësuar programin bërthamor të Iranit. Ai tha se administrata e tij në mënyrë sistematike i ka imponuar sanksionet më të ashpra që kanë qenë ndonjëherë kundër Iranit.
NOA/RFE