Tiranë, 9 dhjetor 2011, NOA- Në fjalën e mbajtur për krijimin e partisë së re socialiste, kreu i saj Elmaz Sherifi ish-deputeti i selisë rozë tha se, kjo nismë e re është për të plotësuar boshllëkun politik.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Sherifi u shpreh se, “Partia jonë e re nuk do të ketë një filozofi të caktuar, pasi ndarja në filozofi kanë çuar në ndarje klasore. Ne do jemi parti institucionale. Theksoj se kam patur oferta të vazhdueshme nga Edi Rama, por krijimi i partisë është një hap më i mirë”.
Elmaz Sherifi, një ndër deputetët e parë dhe më jetëgjatë në parlamentin shqiptar, e ka bërë pohimin për krijimin e partisë së re, mbrëmjen e djeshme në një intervistë televizive ndërsa sot bëri edhe konfirmimin zyrtar. Partia e Sherifit do të quhet, Lidhja për Progres dhe Drejtësi. a.y/ NOA