English

Presidentja Jahjaga në SHBA, takim me Klinton

Prishtinë, 9 dhjetor 2011, NOA - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u nis sot për një vizitë zyrtare disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zyra e Presidencës njofton se Jahjaga do të takohet me sekretaren Klinton, me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, përfshirë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, FBI-së dhe Kryeprokurorin amerikan.

Me ftesë të sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, gjatë kësaj vizite, Jahjaga do të marrë pjesë edhe në nisjen e Projektit për Gratë në Shërbim Publik.

Presidentja Jahjaga do të mbajë fjalime në dy universitete amerikane, ‘Johns Hopkins’ në Uashington DC dhe ‘Monmouth University’ në Nju Xhërsi.

a.k/NOA

KOMENTE