English

Rekordi, shpenzon miliona çdo muaj për të folur me të dashurën

Londër, 9 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Dashuria mund të ketë kostot të madhe. Një 14-vjeçar në Angli duket se ka thyer rekordin e shpenzimit për të folur më të dashurën. Çdo muaj fatura e tij me telefonit arrin në 900 paund, ose rreth 1.3 milionë lekë të vjetra.

I riu Luke Armstrong u detyrua të përdorte telefonin për të dashurën e tij, pasi u zhvendos me studime në një tjetër kolegj, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Të folurit shumë më vajzën i dukej djaloshit si një shenjë dashurie. Por nuk mendon kështu nëna e tij, Julie Moller që e shihni në foto bashkë me të birin, e cila thotë se i ka bërë kërkesë kompanive celulare që të bllokojnë thirrjet e djalit.

Ndërsa thotë se e ka falur për shpenzimet e shumta që ka bërë.

Ndërkohë që kompania e telefonave thotë se ka shumë kërkesa të tilla nga prindërit, pasi fëmijët harxhojnë shumë jo vetëm në telefon, por edhe në internet.

r.b/NOA

KOMENTE