Tiranë 9 dhjetor 2011, NOA – Ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Etore Sekui ,tha sot gjatë takimit katërt ndërparlamentar për stabilizim-asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së, se palët duhet të vazhdojnë reformat pas bashkëpunimit të nisur.
“Është e rëndësishme të themi arritjet që ka qeveria deri tani në përmbushjen e reformave dhe përpjekjet që ka bërë deri tani. Liderët politikë dhe anëtarët e kësaj asambleje të bëjnë të pamundurën për të përmbushur rekomandimet e KE”, tha Sekui.
Ai ka theksuar se është mjaft e rëndësishme që marrëveshja PD-PS të çojë vendin drejt integrimit. “Përsa i përket debatit më lejoni të shfaq pikëpamjet e mia. Një ndër zhvillimet më pozitive është arritja e një lloj kompromisi mes palëve, pasi dialogu do të çoj drejt procesit të integrimit të Shqipërisë”, tha Sekui në takimin ndërparlamentar.
Ai u shpreh se Bashkimi Europian mirëpret zhvillimet e fundit duke nënkuptuar miratimin e ligjit.
a.k/NOA