English

Serbët bllokojnë qarkullimin në Jarinë

Kosovë, 9 dhjetor, 2011, NOA - Qytetarët serbë kanë bllokuar qarkullimin nga KosovaSerbi dhe anasjelltas, afër vendkalimit kufitar në Jarinë, njofton Policia e Kosovës.

“Sa i përket asaj që është përfolur, vendosjes së barrikadave të reja, për të qartësuar opinionin, bëhet fjalë për vendosjen e barrikadave prej drunjësh dhe gurësh, në zonën neutrale, mes Kosovës e Serbisë, përtej pikës kufitare të Jarinës. Kjo është zonë e përgjegjësisë së autoriteteve serbe”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Ndryshe, barrikada në Jagnenicë, në rrugën që çon prej Zveçanit në Zubin Potok është hapur, por ende nuk është ngritur pika e përbashkët e kontrollit nga ana e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, siç pati paralajmëruar misioni paqeruajtës i NATO-s.

Serbët kanë bllokuar me barrikada rrugët në veri që nga vera e këtij viti, në shenjë proteste ndaj shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në këtë pjesë, të banuar me shumicë serbe dhe të kontrolluar nga strukturat paralele.

a.k/NOA

KOMENTE