English

SHBA, masakër me 2 të vrarë pranë universitetit teknologjik (VIDEO)

Virxhinia, 9 Dhjetor 2011 NOA/ S.Cako – Universiteti Teknologjik në Virginia Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë para pak orësh arenë e një krimi të përgjakshëm që i mori jetën dy personave, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Gjithçka ndodhi kur një person i armatosur qëlloi për vdekje një polic para se të kthente armën në veten e tij duke kryer vetëvrasje.

Ky krim i shëmtuar ndodhi katër vjet pasi 33 njerëz vdiqën në universitet në të shtënat më famëkeqe të ndodhura ndonjëherë në SHBA dekadat e fundit, ngjarje ku më pas ai u vetëflijua.

Të shtënat ndodhën pak pas mesditës, ora amerikane. Një dëshmitar tha se oficeri i policisë të universitetit Virginia Tech në Blacksburg, u qëllua pasi ai bëri një ndalesë rutinë të një makine që po qarkullonte pranë godinës arsimore.

"Sot përsëri një tragjedi goditi Virginia Tech me një akt pa shkak të dhunës, ku një oficer i policisë u vra gjatë një kontrolli rutinë përmes ndalimit të një makine," tha presidenti i Virginia Tech, Charles Steger në një komunikim para gazetarëve. "Fjalët nuk e përshkruajnë ndjenjat tona.", - shtoi ai.

Policia ende nuk ka dhënë identitete të viktimave.

s.c/NOA

KOMENTE