English

Statusi, jep dorëheqjen zv.kryeministri serb Gjeliç

Beograd, 9 dhjetor 2011, NOA – Disa orë, pasi Bashkimi Europian i refuzoi Serbisë statusin e vendit kandidat, numri dy i qeverisë serbe ka dhënë dorëheqjen, raporton agjencia NOA.al.

Bozhidar Gjeliç, zv.kryeministër i Serbisë dhe titullari i angazhuar për bisedimet me Brukselin, pritet të mbërrijë në Beograd ku do t’i paraqesë dorëheqjen presidentit Tadiç.

Sipas tv serb B92, Gjeliç ka thënë se, duhet të vazhdojmë rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të mbrojmë qytetarët tanë në Kosovë.

Sipas tij, dorëheqja nuk reflekton dështimin e politikës shtetërore, por është vendim personal, pasi kishte paralajmrëar se do ta bënte këtë në qoftë se Serbia nuk e merrte statusin e kandidatit për BE. a.p/NOA

KOMENTE