English

Supermakina, shitet një Mercedes Benz i lyer larë në flori

Zvicër, 10 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Ka dalë në shitje një prej makinave që mund të quhet më e shtrenjta në botë. Kushdo që dëshiron ta blejë duhet të llogarisë të pakën 7 milionë paund, duke mos përfshirë taksat.

Bëhet fjalë për një makinë prototip, me një motor nga më të rinjtë e markës Mercedes Benz, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Por ajo që e bënë më të veçantë këtë makinë është fakti se kroskoti, dhe një pjesë e jashtme e saj është e veshur me flori. Po ashtu dhe shtresat e bojës kanë përzierje ari.

Makina është e miliarderit zviceran Ueli Anliker.

Për shkak të ndërhyrjeve që ka bërë në makinë, ai ka menduar t’i ndryshojë dhe emrin. Mercedezi quhet “Anliker McLaren SLR 999 Red Gold Dream”.

Në pjesë metalike të boshtit të gomave është përdorur flori prej 24 karatësh.

Meteriale luksi dhe bizhu janë përdorur dhe brenda makinës.

Pronari që e ka nxjerrë në shitje thotë se veshja me ar i ka kushtuar 3.3 milionë paund. Ndërsa çdo detaj i saj është porositur tek specialistët e kompanisë së “Mercedes” për të mos pasur asgjë të ngjashme me makinat e tjera.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Doana Maloku17:59 - 11 Dhjetor 2011
    Uf ku me dit sa kushton per te bler???
  • Sami Krasniqi17:41 - 11 Dhjetor 2011
    kum pas nderin ta shof ket makin me syt e mi
  • Gazmir Avdiu nuk eshteflori po eshte bakerr 21:24 - 10 Dhjetor 2011
    kushe di sa kushton kjo makina hade makin hajde
  • Endriw Avdiu15:40 - 10 Dhjetor 2011
    Hallall e lale .. Makin me shume vlera , Po te ishte ne shqiperi kjo makin , do ta kishin shit harixhinjt per ne skrap hihhhi :-) Shum epa pame
  • cristiano Madrileni15:32 - 10 Dhjetor 2011
    q.....robttttttt no coment bishaaaaaaaa
  • Jurgen Zyberi09:26 - 10 Dhjetor 2011
    nga mos tja cojn me gjith ate lek qe ka ky boti se ka asgje ket mercedesin
  • kthella23:42 - 09 Dhjetor 2011
    ka ky shoku se ja qojne paret gjithe europa atje
  • GAZMEND Sadrija22:32 - 09 Dhjetor 2011
    te len pa fjale.........