English

Tomassino, maçoku milioner i botës

Romë, 9 dhjetor 2011, NOA – Maçoku me çizme jeton edhe në kohët e sotme. E kur themi me çizme, nënkuptojnë një fat të madh si ai i Tomassino, i cili është një prej kafshëve më të pasura në botë. Vdekja e pronares së tij, dy javë më parë, Assunta C, ka bërë që Tomassino të zgjohet milioner. Pasi e ka cilësuar trashëgimtarin e saj të vetëm, Assunta i ka lënë me testament maçokut një pasuri prej 10 milion eurosh, si shtëpi, apo llogari bankare.

Në fakt, Tomassino është përzgjedur gati një vit më parë nga e ndjera e cila, meqë nuk kishte të afërm, vendosi që pasurinë e saj tua linte kafshëve, sidomos atyre pa strehë.

a.p/NOA

KOMENTE