English

Topalli: Dhuna në familje, të penalizohet

Tiranë, 9 dhjetor 2011, NOA- Në konferencën e mbajtur kundër dhunës në familje, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, u shpreh se parandalimi i dhunës, mbrojtja e viktimave dhe ndëshkimi i keqbërësve kërkon punë dhe bashkëpunim.

Duke vlerësuar hapat që po ndërmerren për nënshkrimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, Kryetarja e Kuvendit garantoi personalisht se sapo kjo Konventë të jetë në tavolinën e saj të punës, do të ratifikohet dhe miratohet menjëherë.

Siç informon NOA.al, Topalli u shpreh se, “Shtetet duhet të penalizojnë dhe të procedojnë aktet e dhunës kundër gruas akte që shumë shpesh nuk ndëshkohen. Kjo duhet të shkojë dorëdorë me veprimtarinë parandaluese që synon të ndryshojë mentalitetet: fushatat sensibilizuese apo përgatitjen e trajnimit adekuat material. Përjetimi i dhunës është dramatik dhe ka ndikim afatgjatë; mbrojtja dhe shërbimet mbështetëse duhet të shkojnë paralelisht edhe për fëmijët”.

Në Konferencën “Dhuna në familje është krim! Familja pa dhunë-shoqëri në paqe!”, e cila zhvilloi punimet e saj në Tiranë ishin të pranishëm, Zineb Touimi Benjelloun, Koordinatore rezidente e OKB, Ministri i Punës,Spiro Ksera, Zv.ministrja e Punës, Filloreta Kodra, Shefja e Sektorit kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në KiE, Liri Kopaçi di Michele, Shefi i Zyrës së KiE në Shqipëri, arco Leidekker, përfaqësues të shoqërisë civile etj.

a.y/NOA

KOMENTE