E shtunë, 10 dhjetor 2011, NOA – Njerëzit po heqin dorë thuajse çdo ditë nga ngrënia e mëngjesit.
Agjencia NOA.al raporton se, megjithëse është një ndër vaktet më të rëndësishme të ditës, mëngjesi gjithnjë e më shumë po neglizhohet.
Sipas kërkimeve të fundit, koha mesatare tani për të ngrënë mëngjes është nga 3 minuta në 15 sekonda, thënë ndryshe 30% e kohës më pak se pesë vjet më parë.
Raportet ndërkombëtare rendisin se shkak i kësaj është nxitimi për të shkuar sa më parë në punë. Madje është reduktuar edhe koha e mëngjesit bashkë në familje. Vetëm 1/3 e prindërve tani ulen në tryezë me fëmijët.
Kështu, statistikat shpjegojnë se tanimë, pjesa më e madhe, hanë ushqim në makinë, nuk hanë fare ose ushqehen duke u veshur për në punë.
a.q/NOA