English

Daniel, macja me 26 gishta

E shtunë, 10 dhjetor 2011, NOA – Ky është Daniel dhe është macja që ka hyrë në librin Guinnes. Ajo ka 26 gishta, nga 18 që ka një mace normale, raporton NOA.al.

Defekt gjenetik quhet polydactylism dhe pa frikë mund të thuhet se ka qenë i dobishëm për Daniel dhe strehëzën e saj. Shtëpia që strehon macet e braktisura ka mbledhur një fond prej 80 mijë dollarësh që prej 24 tetorit. Fondacioni i hapur për macen Daniel, i ka shtyrë njerëzit të kontribuojnë me nga një dollarë për secilin gisht të tij. Organizata do të ndërroj ndërtesë, pasi edhe numri i kafshëve për strehim është dyfishuar.

a.q/NOA

KOMENTE