New Delhi, 10 dhjetor 2011, NOA- Pacifisti indian Anna Hazare, ngjitet në tribunë si Gandhi i ri, duke vendosur të rinisë betejën kundër korrupsionit dhe për aprovimin e ligjeve kundër ryshfetit.
Aktivisti 74 vjeçar është duke mbërritur në New Delhi për të nisur një grevë urie 24 orëshe.
Gushtin e kaluar një tjetër protestë zgjati 13 ditë dhe arriti të merrte mbështetje të gjerë popullore.
Pas kësaj Hazare kishte arritur të merrte premtimin nga ana e Parlamentit për krijimin e një agjencie anti-korrupsion.
a.y/NOA