Romë, 10 dhjetor 2011, NOA- Një djalë i ri shqiptar i moshës 29 vjeçare i cili punonte në një kompani ndërtimi në Itali, gjeti vdekjen pasditen e djeshme në një aksident në punë.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, ngjarja në fjalë ndodhi një provincë të Viterbos.
Sipas verifikimeve të policisë dhe nga inspektimet në punë, rezultoi se i riu emigrant shqiptar dhe me dokumente të rregullta po punonte për llogari të një firme lokale për ristrukturimin e një ndërtese, në kohën kur ra papafingua ku ai po punonte.
Mësohet se emigranti shqiptar ra nga rreth 4 metra lartësi për të përfunduar i pajetë në tokë dhe pavarësisht ndihmës së dhënë goditja rezultoi fatale.
Sakaq menjëherë pas ngjarjes kantieri u sekuestrua, ndërsa po bëhen verifikimet përkatëse për kushtet e sigurisë në punë nga ana e kompanisë.
a.y/NOA