English

Këto janë 5 pijet e duhura kundër stresit

Tiranë, 10 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Ka pije që mund të lehtësojnë ankthin, nervozizmin apo tensionin. Nuk janë droga, por gjithmonë duhet të konsiderohen një lloj i tillë në raste kur stresi nuk është dhe aq i rëndë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

1) Një gotë qumësht. Qumështi përmban një substancë të quajtur triptofan, i cili gjatë metabolizmit çliron hormonin e mirëqenies dhe paqes së mendjes: serotonin.

Dhe për më tepër, qumështi përmban, magnez, kalcium dhe kalium, substanca të dobishme për shkak se ato mund të ulin presionin e gjakut, kur ai rritet për shkak të stresit. 2) Çokollata e nxehtë. Çokollata stimulon lirimin e dopaminës në tru dhe opioidit, të cilat nxisin ndjenjën e kënaqësisë.

Dhe pastaj, një pije e nxehtë ngre temperaturën e trupit, një situatë e cila pa vetëdije shoqërohet me rehati, dhe stimulon atë pjesë të sistemit nervor që promovon relaksimin.

3) Çaji i Zi. Është ai i duhuri në vend të kafesë, rekomandohet katër herë në ditë, dhe stimulon rënien e hormonit të stresit.

4) Çaji Jeshil. Çaji jeshil ka një përqendrim të theaninës, një substancë që rrit prodhimin e valëve “Alfa” në tru (për të nxitur relaksimin) dhe ul emëtimin e valëve “Beta” (lidhur me tensionet emocionale). 5) Uji i Ftohtë. Menjëherë pas pirjes së një gote uji të pijshëm të freskët, stimulohet qarkullimi i gjakut, dhe rritet prodhimi i endorfinës. Zgjidhje ideale për të hequr qafe stresin.

r.b/NOA

KOMENTE