English

Kongresisti amerikan Engel mbështet vendimet e BE për Serbinë

Uashington, 10 dhjetor 2011, NOA – Kongresisti amerikan Eliot Engëll ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për të mos i dhënë Serbisë statusin e kandidatit, për shkak të politikave kundërshtuese ndaj Kosovës.

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit Amerikan është shprehur se Serbia nuk duhet të lejohet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian pa zgjidhur më parë marrëdhëniet me Kosovën dhe se Serbia nuk duhet lejuar që të bllokojë në të ardhmen kandidaturën e Kosovës në BE, bën me dije agjencia Kosovapress.

“Përderisa nuk e kundërshtoi anëtarësimin eventual të Serbisë në BE, Brukseli është treguar i zgjuar për t’i vënë frenat kandidaturës së Serbisë për shkak të rolit të saj kundërshtues ndaj Kosovës. Sa më shpejt që Serbia të mbërthejë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, aq më mirë do të jetë për Serbinë, Kosovën dhe tërë rajonin”, është shprehur Engëll.

Sipas vendimit, Serbia duhet ta bindë KiE-n deri në mars të vitit 2012, duke dëshmuar angazhimin e saj dhe duke shënuar përparime në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Kosovën, përshirë menaxhimin e integruar të pikëkalimeve, marrëveshjen për bashkëpunim të plotë rajonal, si dhe të bashkëpunojë aktivisht që të mundësohet zbatimi i mandatit të EULEX-it dhe KFOR-it.

Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompui deklaroi se vlerësimi i ardhshëm i Bashkimit Evropian mbi dhënien apo jo të statusit të kandidatit Serbisë, do të jetë më 12 shkurt.

Ndërkohë, vendimin përfundimtar për këtë do ta japë në muajin mars të vitit 2012 Këshilli i Ministrave të BE-së.

NOA

KOMENTE